E gjeni dot se cili është gruaja në fjalë ? Foto e bërë para 31 vitesh, sot është një ndër personat më të dashur në

Është viti 1989. Në nëntor rrëzohet Muri i Berlinit. Angela Merkel është tridhjetë e pesë vjeçe, ka doktoruar në shkencat e natyrës.

Ajo punon në Institutin Qendror të Kimisë Fizike, i cili i përket Akademisë së Shkencave të RDGJ. Shkencëtarja e re jeton në Berlin.

Në krah të saj është partneri i ri, shkencëtari i kimisë kuantike Joachim Sauer, me të cilin ajo do të martohet nëntë vjet më pas.

Katër ditë pas rënies së Murit të Berlinit, me ftesë të një kolegu polak, Merkel udhëtoi drejt vendit fqinj.

“Ajo erdhi me tren në Torunj. Unë e prita tek stacioni i trenit. Mbajti një referat dhe qëndroi në shtëpinë tonë.