Koha fiks për plazh/ Meteorologu jep lajmin e mirë për shqiptarët që duan të shkojnë në det

Në një lidhje për Fax News, meterologu i Meteoalb Hakil Osmani, ka dhënë lajme të mira për të gjithë ata që po mendojnë të arratisen drejt plazhit gjatë ditës së nesërme. Sipas Osmanit sot dhe nesër moti do të jetë me diell dhe do të ketë temperatura që arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Edhe java e ardhshme pritet që të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, ndërkohë që nga dita e mërkurë pritet një freskim i përkohshëm i kushteve të motit.

“Në fakt këto ditë kanë qenë tipike pranvere, jo vetëm për diellin, por për vlerat termike që nesër mund të arrijnë deri në 30 gradë. Vlerat minimale kanë pasur një rritje të ndjeshme të tyre 10-11 gradë celsius në zonat malore, e deri në 15 grade celsius në bregdet.

Do të ketë shfaqje të disa vranësirave, por që nuk janë të konsiderueshme. Fundjava do të jetë ideale për të shijuar rrezet e diellit në zonat bregdetare, e favorizuar kjo dhe një nga erë e qetë.

Në fakt vlerat që po përjetojmë në këtë fundjavë, janë më të larta në krahasim me një vit më parë. Mbetet me vlera të larta, që e kalojnë dhe 30 grade celsius, herë pas here do të kemi dhe rënie të temperaturave, ndikuar nga vranësirat, që sjellin reshje shiur kryesisht në mesditë, në formën e rrebesheve në zonat e izoluara.

Java e ardhshme mbetet pothuajse në kushte të njëjta, mesjava do të shoqërohet ne reshje të izoluara, dhe me ulje të temperaturave me 3 deri në 4 gradë, ndërkohë që fundjava e ardhshme pritet që të ketë sërish mot të mirë”, u shpreh Osmani në Fax News.