Prej disa ditësh Arbana Osmani i ka mahnitur të gjithë me fotot nga pushimet. Moderatorja shumë e dashur për publikun ka pozuar me fustane verore në vende fantastike duke na lënë pa fjalë.
Ditën e sotme Arbana ka postuar një tjetër foto të admirueshme, këtë herë jo vetëm, por me djalin e saj Jon teksa e përqafon atë në breg të detit.
“Kjo është dashuri”, shkruan Arbana në foton ku ka marrë shumë komplimente.
Në një tjetër foto, moderatorja shfaqet duke luajtur me Jonin dhe shkruan me humor se janë shumë të zënë.