Kjo është bima më e rrezikshme në botë që të jep dhimbje më shumë se sa dhimbja e lindjes. Foto

Një nënë e cila ra në një bimë që është mbiquajtur “bima vetëvrasëse” për shkak të dhimbjes së pabesueshme që shkakton, ka folur për sprovën e saj gjashtëmujore dhe thotë se dhimbja është shumë më e keqe se lindja.

Naomi Lewis pasi ra nga biçikleta ndërsa ishte ne nje rruge te veshtire u përplasur me një nga bimët më helmuese në botë.

Shkenca e quan atë Dendrocnide Moroides, por nganjëherë quhet ‘bima vrasëse’ për shkak të dhimbjes së tmerrshme që shkakton.

Në thelb, bima injekton helm në lëkurën e njerëzve që e prekin dhe mund t’i lërë ata në dhimbje torturuese deri në nëntë muaj.

Kështu ndodhi me Lewis-in.

Ajo tha për ABC se dhimbja ishte ‘100 për qind dhimbja më e keqe ndonjëherë qe kishte provuar ndonjehere’, duke vazhduar: “Dhimbja ishte përtej e padurueshme.

“Trupi arrin një prag dhimbjeje dhe më pas fillova të vjella,

“Kam pasur katër fëmijë – tre prerje cezariane dhe një natyrale.

“Lindja e fëmijës, asnjëra prej tyre as që afrohet.”

Përfundimisht, ajo arriti të shkonte në spitalin në Cairns – afër vendit ku ndodhi aksidenti – përpara se të transferohej në një spital tjetër për trajtimin e dhimbjeve.

Shtatë ditë më vonë, ajo ishte në gjendje të shkonte në shtëpi.

Më pas, kaluan gjashtë muaj me qetësues kundër dhimbjeve dhe paketa të nxehtit për të mbajtur dhimbjen e tmerrshme nga këmbët e saj.

shijejete.com