Kampioni Florjan Marku feston ditëlindjen sot/ Gruaja e tij i bën urime zemre: Dua të plakemi bashkë

Florian Marku vetëm pak ditë më parë, ia doli të mposhtë boksierin ukrainas, Maxim Prodan, duke fituar titullin kampion në kategarinë IBF.

Bosksieri shqiptar sot feston ditëlindjen dhe mbush 29 vjeç. Në këtë ditë të veçant ai ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit. Por padyshim urimi më special i ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Eirini Konomi, e cila është në pritje të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Eirini krahas fotos që shpërndan në Instagram me bashkëshortin e saj, Florian Marku.