Kamboxhian e cila me një popullsi prej mbi 16 milionë banorësh, ka vetëm 129 persona të infektuar me koronavirus prej momentit të shpërthimit më 27 janar 2020.Cila eshte arsyesja qe ky vend nuk ka shume te infektuar.
Ndërsa çfarë është edhe më me rëndësi, në këtë vend nuk është regjistruar asnjë viktimë prej pandemisë dhe te gjithe jane sheruar dhe ata qe ishine te infektuar.
Është i habitshem fakti se një shtet i tillë aziatik që nuk ndodhet shumë larg nga Kina, nga ku nisi edhe pandemia që ka pushtuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra personave është mbrojtur kaq mirë prej virusit.
Duket se rezultati është arritur nga një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes shtetit dhe banorëve vendas, të cilët kanë respektuar masat duke dalë kudo me maska mbrojtëse dhe duke ruajtur distancën mes tyre.