Shefi i Urgjencës Kombëtare: Nese mbushet ky numer mund të mbyllemi sërish në karantinë

Skënder Brataj drejtor i Urgjencës Kombëtare ka folur rreth ngjarjeve te fundit per perhapjen e koronavirusit.

Ai eshte pyetur nëse ekziston mundësia që të mbyllemi sërish në karantinë, siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama, ai tha se kjo gjë nuk mendohet për momentin.

“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë”, theksoi Brataj duke sqaruar se në cilin skenar mund të mbyllemi sërish.

“ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndodhë si në të gjithë botën.”

Aktualisht spitalet tona kanë rreth 400 shtretër nga të cilët 55 janë të zënë.

Brataj deklaroi se do të mbylleshim sërish, nëse numri i të shtruarve do të kalonte 400.

“Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë“, theksoi Brataj, duke dhënë disi shpresë për rrezikun e një izolimi të dytë, nga rastet e shtuara të ditëve të fundit në vendin tonë.