Gazetari Mark Simoni qe prej 5 javësh qëndron i shtruar ne Infektiv ka folur qe nga ambjentet e Spitalit Shefqet Ndroqi per gjendjen e tij duke qenë i infektuar me Covid-19.
Ai eshte rrefyer për kryeredaktoren e News 24 e cila është futur vetë në Shefqet Ndroqi, se familjarët e tyre të vetëm tashmë ne spital janë mjekët dhe infermierët që kujdesen përditë për ta.
“E kam kaluar këtë situatë falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve… Është në natyrën e shqiptarit që tokësori më i madh i tregon kozmonautit hënën. Hë për hë këta janë të afërmit tonë”, tha Simoni, ndrësa kur u pyet nëse e mbante telefonin, shtoi “Unë jam gazetar, kolegu juaj, e mbaj telefonin dhe kam marrë mbi 2000 mesazhe.”
“Kjo është një sëmundje e rëndë për tu kaluar, dhe ndikon edhe në gjendejen psikologjike te njeriut. Unë hy në kategorinë e shqiptarëve: I pakujdesshëm ndonjëherë. Unë udhëtoj shumë e aty mund ta kem marrë, por nuk jam të njerëzit që thonë ekziston e s’ekziston”, tha ai.
Gazetari Simoni ka bere nje apel për qytetarët jashtë:
“Ju them njerëzve bëni kujdes nga kjo flamë e madhe. Keni besim te mjekët!”