Nje lajm i mire vjen nga KryeministriRama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i nje projekti te ri:“Kantieri i ujit në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm”
Dhe ky eshte lajm i mire per te gjithe Shijaksit dhe fshatrat perreth.
Ja postimi i plote:
KANTIERI I UJIT në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm! Sot furnizimi bëhet 2 deri në 3 herë në ditë dhe bashkë me Rilindjen nga gërmadhat e tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021.