Java nis me reshje shiu dhe shtrëngata beni gati cadrat ja si ndryshon moti nga e hena

Përshëndetje nga SHMU!

Java që pritet të nisë dëshmon që dalëngadalë do të na duhet të shtojmë në garderobat tona veshjet me të trasha.

Java do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë.

Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes.

Gjatë orëve të mesditës temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi.

Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ju urojmë një javë të bukur mes familjarëve dhe miqve tuaj!/noa.al