Ndahet nga jeta papritur kengetari i njohur shqiptar

Lajm i hidhur nga Tetova. Ka pushuar së rrahuri zemra e këngëtarit Alush Hamiti. Lajmi ka marrë dhenë në rrjetet sociale.

Alush Hamiti është këngëtar i njohur. Alushi rrjedh nga një familje muzikantësh.

Hapat e para të karrierës i filloi në SHKASH “Xheladin Zeqiri”. Ishte 16 vjet këngëtar i kësaj shoqerie dhe gjatë kësaj periudhe mori pjesë nëper shumë koncerte në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.

Një ndër koncertet e tij me te suksesshme ishte ai i Turqisë, si dhe ne qytetin e Dibrës, në festivalin e këngës së lehtë qytetare i quajtur “Penastias” ku u shpërblye me çmimin e parë si dhe shumë çmime të tjera.

Albumi i parë i Alush Hamitit doli ne shitje në vitin 1994 ku pati një sukses te madh ne treg.Këngëtari Alush Hamiti ka lançuar në treg mbi gjashtë albume.

Ja regimi për ndarjen e tij nga jeta në rrjetin social:

Prehu në paqe Alush Hamiti, këngëtar shumëvjeçar i shoqërisë tonë.

Të qoftë dheu i lehtë dhe të falemnderojmë për gjithë kontributin e dhënë në XHZ, thuhet në njoftimin e SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë

Te nderuar miq shok e familjar ju njoftojme se sot ka nderuar jete kengetari miku yne i cmuar Alush Hamiti!

Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Zoti te shperblefte me xhenet e familjarve sabrin gjithmon do jesh kujtesen tone, shkruan Omer Ceka