Duhet te lani derën kujdesuni për derën e makinës larëse pasi ne brendesi mund të grumbullohet papastërti dhe mbetje ndaj kijeni kujdes.
Gjithashtu ju duhet te pastroni filterin sepse ai bllokohet! Prandaj është thelbësore ta pastroni atë së paku çdo gjashtë muaj. Së pari, hiqeni atë. Perdoreni: një furçë dhëmbësh të vjetër, së cilës duhet ti shtoni sode te bukës. Nëse vëreni lëng të ndonjë ngjyre, pastrojeni atë me uthull të bardhë dhe lëreni atë për disa orë.
Pastrojeni sirtarin ku vendosni detergjentin Ky eshte vendi ku uji, detergjenti dhe natyrisht mbetjet grumbullohen. Perdorni uthull të bardhë dhe sode te bukës, të njohur për vetitë e tyre të pastrimit, për të hequr të gjitha depozitat.
Thuani mirupafshim erës së keqe.Ju mund të përdorni teknikën e përshkruar më lart. Eshte e rëndësishme të lini dritaren e makinës të hapur për të lejuar që ajo të thahet. Sigurohuni që ta fshini me një leckë të pastër për të shmangur lagështirën që mund të krijojë.
Ju duhet te përdorni uthullën e bardhë për lavatriçen.Nëse uthulla përdoret shpesh për pastrim, ajo ka aftësinë të pastrojë plotësisht makinën tuaj të larjes. Për ta bërë këtë, thjesht derdhni gjysmë gotë ende pa vendosur rrobat tuaja në makinë. Kjo larje do të dezinfektojë plotësisht këtë pajisje! Kjo është e rekomanduar që të perdoret të paktën një herë në muaj për të parë rezultate konkrete.