Ja si do te udhetohet drejte Greqise dhe ja sa do te rritet cmimi i biletes

Siç edhe e dini, Greqia vazhdon që në Mars të ketë të mbyllur kufirin me Shqipërinë me preteksin e ndalimit të përhapjes të Covid 19, një situatë që pritet të vazdhoj të paktën deri më 15 Korrik . Ajo që nuk është e njohur gjërësisht është se kufiri është i mbyllur për transportin ndërkombëtarë me autobus ose anije. (Ligji Αριθμ. Δ1α/Γ.Π.οικ. 41015 30-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 30-6-2020 Numri i publikimit 2660).

Pra Greqia, edhe pse lejon një kategori qytetarësh të futen me këmbë ose me autovetura ose me avjon në territorin e saj, nuk lejon kalimin e autobusëve. Kështu që e vetmja mënyrë për tu kryer udhëtime masive ishte që udhëtimi të “thyhet në dy pjesë” . Në bashkpunim me ktelin e Janinës, krijuam mundësinë të organizojmë udhëtime me qëllim ti vijmë në shërbim qytetarëve që duhej larguar urgjentisht nga Greqia, si përshëmbull qytetarëve që i mbaronte ose i ishte mbaruar afati i qëndrimit 90 ditor në Greqi, qytetarët që ishin bllokuar në Greqi, rezident shqiptar në Greqi të bllokuar në Shqipëri etj. Prandaj dhe gjithëmonë kemi instituar që të udhëtojnë vetëm persona që është e nevojshme dhe e pa shmangshme të udhëtojnë.

Dhe e fundit që dëshirojmë të theksojmë për sa i përket mënyrës së udhëtimit, është se shëmbullin e Top Lines e ndoqën dhe firma konkurente, sepse siç e theksuam më lart, është e vetmja mënyrë për të udhëtuar. Kush ju thot se do ju çoj direkt me autobus, që nuk do ndërroni autobus etj, ju gënjen. Autobusat janë të ndaluara rreptësisht të kalojnë pikën kufitare. Deri në hapjen e kufirit nuk do ketë linjë direkte nga asnjëfirmë, por do bëhet ndërrimi i autobusëve në pikën kufitare si dhe kalimi me këmbë nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Gjithashtu shmangni mjetet e paliçensuara, taxive te vetimprovizuar atj.

Marrveshja me Ktel detyrimisht si dhe ulja e kapacitetit të udhëtarëve që lejohen në një autobus (65% e kapacitetit të transportit të një autobusi) pati si pasojë dhe rritjen e çmimit. Çmimi i biletës u bë 70 euro. Nuk jemi të lumtur për këtë, por është diçka e pashmangëshme, sepse pjesa më të madhe i shkon ktel. Top Lines merr vetëm 25 euro, pjesa tjetër është e ktelit. Por pavarsisht këtij çmimi, ky çmim vazhdon të jetë dhe më i liri për të udhëtuar një person për në Shqipëri dhe anasjellas, dhe falë teknollogjisë kjo vërtetohet shumë lehtë.