Kemi degjuar shpesh njerez qe interesohen per pune ne Gjermani per shkak te rroges dhe prespektives me te mire.
Por a e dini sa jane rrogat ne Gjermani?
Si fillim kujtojme se shumica prej emigranteve qe shkojne ne Gjermani nga Ballkani, fitojne shume me pak pasi bejne pune me pak kualifikime.
E megjithate rrogat ne Gjermani nuk mundet as te krahasohen me ato ne Shqiperi, Kosove apo ne vendet e Ballkanit Perendimor.
E nderkohe qe rrogat atje llogariten si hyrje bruto, nuk duhet harruar se kostoja e jeteses ne varesi te vendit ku jeton mund te jete shume e larte.
Për shembull, më mirë paguhen stomatologët, të cilët mund të fitojnë rreth 117.000 euro bruto në vit. Mjekët “normalë“ fitojnë rreth 78.000 euro bruto, ndërsa menaxherët e fondeve financiare rreth 75.000 euro. Por këto llogaritje mund të ndryshojnë varësisht nga shumë faktorë.
Rrogat sipas profesioneve
Për shembull, punëtoret në rregullimin e dhomave në hotele marrin nga 19.000 euro bruto në vit. Ndërsa pastrueset/pastruesit rreth 18.000 euro bruto.
Rroga e një parukieri/frizeri është rreth 21.000. Kamerieri paguhet rreth 22.000 euro, ndërsa punëtorët në ndonjë recepsion hoteli mund të llogarisin me rreth 24.000 euro bruto në vit, përcjell albinfo.ch.
Në gastronomi janë rrogat pak më të larta. Një kuzhinier mund të llogarisë për shembull me rreth 25.000 euro në vit. Një laborant i stomatologjisë fiton rreth 26.000, ndërsa shoferi i kamionit rreth 27.000 euro bruto në vit.
Paga bruto
Mos harrojme se Rroga bruto është sasia e përgjithshme e parave që merr një person, por nga kjo shumë duhet të hiqen tatimet, pagesat për sigurim shëndetësor, pagesat për solidarizim, tatimet për kishë, pagesat në rast se mbetesh i papunë dhe të dhënat tjera të domosdoshme.
Pas këtyre pagesave, mbetet rroga neto, të cilën e keni në dispozicion dhe nga e cila duhet të paguani vendbanimin, ushqimin e veshmbathjen.
Llogaritja e pagës
Në emër të tatimeve dhe të dhënave të tjera në Gjermani paguhen prej 1/3 e deri në gati 50% të rrogës, varësisht nga gjendja familjare, numri i fëmijëve, niveli i rrogës. Por varësisht nga kontrata, mund të ketë edhe pagesa shtesë. Kjo varet natyrisht nga punëdhënësi, kualifikimet tuaja, dhe marrëveshja me punëdhënësin. Në shumë raste, varësisht nga kontrata e punës, pagesa shtesë ka edhe për punën gjatë orëve të natës, për punën gjatë festave apo të dielave, për punë shtesë. Ndaj në këto raste nuk mund të thuhet se cila është rroga fikse që do të merrni në fund të muajit, sepse varet nga shumë faktorë të tjerë.
Sigurimi shëndetësor
Nuk mund të thuhet se sa duhet të paguani saktë për sigurimin shëndetësor, sepse lartësia varet nga disa faktorë. Së pari, varet nga mënyra e sigurimit – sigurimi privat apo i sigurimi ligjor i domosdoshëm. E dyta, varet nga kontrata e punës – me punë të rregullt apo si bashkëpunëtor i lirë, punëtor i pavarur, student, apo keni ndonjë kontratë tjetër. Tek sigurimet e shtetit zakonisht duhet të paguhen rreth 14,6 % e rrogës. Prej 1 janarit 2019 është futur në fuqi ligji i cili thotë se gjysmën e parave për sigurime i paguan punëmarrësi ndërsa gjysmën tjetër punëdhënësi. Pra ju duhet të paguani mbi 7,3% të rrogës bruto. Por zakonisht ju duhen edhe sigurime shtesë – varësisht nga institucioni ku jeni siguruar.
Pensionet dhe pagesat për të papunët
Në Gjermani duhet të paguhen edhe paratë për sigurimin pensional. Në vitin 2018, niveli i pagesave për pension ka qenë rreth 18,6% nga rroga bruto. Por sikur edhe tek sigurimi shëndetësor, ky shërbim ndahet së bashku me punëdhënësi, që do të thotë se gjysmën e paguani ju, ndërsa gjysmën tjetër punëdhënësi. Më konkretisht: Ju duhet të paguani 9,3% nga rroga juaj bruto.
Ndërsa për të papunët paguhet një shërbim prej rreth 3% – gjysmën paguan punëdhënësi, gjysmën ju. Pra ju paguani 1,5% të rrogës bruto.
Të gjitha të dhënat janë natyrisht të bazuara në llogaritjet aktuale dhe ato mund të ndryshojnë varësisht nga kontrata që keni, punëdhënësi dhe kushte të tjera.