Home TE NDRYSHME Çdo të ndodhë dhe kush do përfaqësojë Shqipërinë në Euro 21?! Merret...

Çdo të ndodhë dhe kush do përfaqësojë Shqipërinë në Euro 21?! Merret vendimi i ri

68
0

Festivali “Eurovision” do të mbahet vitin e ardhshëm. Pas shumë dyshimeve rreth asaj se a do të jetë e mundur që vitin e ardhshëm të organizohet festivali “Eurovision”, EBU ka dalë me vendim përfundimtar.

Skenari i parë parasheh që gara të zhvillohet normalisht në Roterdam dhe të organizohen edhe të tjera aktivitete. Por, e gjithë kjo varet nga ajo se a do të shpërndahet vaksina e mundshme dhe disponueshmëria e një testimi të besueshëm.

Skenari i dytë parasheh që “Eurovision” të zhvillohet me distancë 1.5 metra për të gjithë të pranishmit dhe duhet të ketë kufizime në staf.

Skenari i tretë parasheh mbajtjen e festivalit me kufizime në udhëtim dhe njëherësh kufizim të audiencës.

Nëse ka ekip që nuk mund të udhëtojë, atëherë artistët mund ta kryejnë performancën nga vendi i tyre.

Dhe skenari i fundit parasheh që “Eurovisioni” të mbahet në mbyllje. Kjo planifikohet në rast se Holanda përfundon në izolim sërish dhe me këtë rast gara do të zhvillohet pa audiencë, ndoshta edhe pa aktivitete brenda Roterdamit. Ky skenar do të realizohej në atë mënyrë artistët të këndonin nga vendet e tyre.