Home TE NDRYSHME Ja në cilën datë ndryshon ora: Akrepat lëvizin një orë prapa

Ja në cilën datë ndryshon ora: Akrepat lëvizin një orë prapa

305
0

Ne e dime se dy here ne vit behet nderrimi i ores dhe kthehet ne oren dimerore.

Kjo do ndodhi te dielen e fundit te muajit tetor e me sakte ne daten 25 tetor, ku akrepat e ores do te kthehen 60 minuta mbrapa.

Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës. Megjithate propozimi parashikon se ne te ardhmen, që nga viti 2021 shtetet të vendosin – ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.

Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.

E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa. Ndryshimi do të fillojë në orën 3, e cila do të shënojë ora 2.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Ky ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.