Ja cilet jane katër vendet e BE-së qe po bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Këshilli i BE do të mblidhet më date 10 nëntor për të vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare për dy vendet si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria jonë.

Por megjithese Komisioni Evropian në progres raportin për keto dy vendet ballkanike ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësimin në union, fjalën e fundit qe do te vendosi do ta thonë vendet anëtare të BE-së.

Keshtu gazetari Ernest Bunguri ka mësuar se, ndermjet vendet skeptike për integrimin e BE-së po qarkullojnë një tekst ku kërkohet shtyrja e negociatave per vendin tone.

Ndaj mesohet se ketu bëhet fjalë për katër vende skeptike sic jane: Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja, te cilat po përpiqen që të ndryshojnë mendimin e Këshillit të BE-së ne lidhje me Shqiperine .

Kështu mesohet se keto 4 shtete në takimin e fundit në nivel ambasadorësh, kanë kërkuar shtyrjen e konferencës ndërqeveritare për vendin tonë dhe madje ato e kane vënë theksin tek plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse vetë ambasadorët ende nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar, mësohet se është kërkuar që konferenca për Shqipërinë të mbahet në shkurt ose mars të vitit 2021 pra do te shtyhet me 2 apo tre muaj.

Por nga ana tjeter pervec Shqiperise diskutohet edhe per Maqedonine e Veriut por ndërkohë për Maqedoninë, pavarësisht qëndrimit të Bullgarisë, presidenca gjermane e BE-së pritet të mbajë konferencën brenda këtij viti.