Mediat shqiptare dhe ato turke gjatë ditës së djeshme publikuan lajmin se djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan, iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të gjatë në kokë, si pasojë e një kisti të krijuar.
Siç u raportua, prindërit e rinj kanë qenë shumë të tronditur gjatë ditës së djeshme gjatë kohës që prisnin deri në fund operacionin. Për fat të mirë, vogëlushi është stabilizuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, mesazhe të panumërt kanë shkuar në adresë të Almedës për këtë situatë, ndaj edhe bukuroshja shqiptare ka dërguar një mesazh falënderimi për të gjithë ndjekësit e saj, si edhe ka lajmëruar gjendjen e të birit pas operacionit.
Almeda ka postuar fillimisht një status në turqisht, përmes të cilit ka falënderuar të gjithë miqtë virtualë për mesazhet, lulet që kanë dërguar, doktorët, infermierët e spitalin. “Efehan tani është mirë. Faleminderit Zotit. Zoti i ruajtë të gjithë bebet. Ju duam shumë…”
Dhe pas tij, ka postuar edhe një status në shqip ku shkruan: “Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë”.