Ish-roja i Sanatoriumit bën deklaratën e fortë: E njihja Tiren, më jepnin edhe mua ndonjë 10 mijë lekësh

Ky person i cili pretendon se ka punuar si roje spitali ne Sanatorium ka folur për skandalin që u publikua disa ditë më parë në media, ku Sanitarja që hiqej si infermiere, i kishte marrë vajzës së një paciente me Covid-19, rreth 8 milion lekë (të vjetra) për 28 ditë që ka qenë e shtruar në spital.

Ne lidhje me kete qytetari ka thene se i pari që duhet të japë dorëheqjen pas kësaj ndodhie është drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi, që sipas tij ka favorizuar punësimet familjare në këtë spital.

“28 ditë të mos e dijë drejtori i spitalit që infermierja zbriste nga kati i tretë në katin e dytë? Si mos ta dinte drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi se çfarë ndodhte aty, është akt shumë i rëndë, të paguash 8 milionë lekë dhe nëna të vdesi… Këtë punë Perlat Kapisyzi duhet ta sqarojë, unë kam punuar si roje private në këtë spital, më jepnin ndonjë mijëlekësh, faleminderit u thoja unë, po jo që të më bëhej fatura.

Unë e kam njohur Tiren, njoh drejtorin në radhë të parë me të gjithë. Ka ardhur koha që të gjithë e kanë mendjen të marrin lekë. Po them vetëm Perlat Kapisyzi bashkë me bashkëshorten ti japë dorën Edi Ramës, se këtu janë bërë 5 veta nga një familje që janë të punësuar. Perlat Kapisyzi ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, por të arrijë një sanitare të tallet për 28 ditë, më e pakta që mund të bëjë është të japë dorëheqjen”,- shprehet qytetari.