A tregon kjo foto se Saimiri nuk është i pasur?

Saimiri është një djalë i ri, që është rritur, edukuar, shkolluar dhe me një karrierrë gati në Gjermani vendosi që të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

Por ja si e prezantoi Produksioni i “Love Story” e prezantoi si:

“Ai është një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me nje shpirt të ndjeshëm, dhe empatik.

Saimiri punon si financier në profesion dhe sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.

Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por beson fort tek dashuria e vërtetë.”

Por tani pyetja lind: A është vërtet i pasur Saimiri?

Produksioni me sa duket nuk qenka treguar symprehtë dhe të rregullojë gafat në klipet “e bukura” që i shfaqen publikut. Kjo pasi në një fragment, tregohet qartë se në bluzën e Saimirit është harruar pa u fshehur mirë etiketa e bluzës.