Ish-bashkëshorti feston ditëlindjen shikoni cfare ben Rudina per te

Aktorja Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se ruan raporte mjaft të mira me ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj.

Të dy ata kanë treguar se kanë mbetur miq të mirë pas divorcit, edhe për shkak të vajzës së tyre, Viktorias.

Sot Aleksi feston ditëlindjen dhe mes urimeve që ka marrë nga të afërmit nuk ka munguar dhe urimi i veçantë nga Rudina.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të Aleksandrit, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë të voglën, Viktoria.

“Gëzuar ditëlindjen babo”, ka shkruar Rudina përkrah fotos me Aleksandrin dhe të bijën.