Intervista rrënqethëse e Sherif Merdanit para se të ndërronte jetë/ ‘Në mes të dimrit çoja vëllanë e vogël në bürg që t’i jepte gji mamaja, isha vetëm 10 vjeç!’

Artisti i madh Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. I bu rgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujton se si i dënuan babanë e tij me 15 vite b urg dhe se i morën 4 kuintalë e gjysëm flori. Në tjetër episod prekës është edhe momenti kur Merdani rrëfen se në moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në bu rg, që t’i jepte gji e ëma.

“Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i bu rgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane. Familja ime ishte një familje tregtarësh. Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në Shtëpi. Them se kjo u bë shkak Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet, dhe ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë dhe unë luaja futboll me shokët e mi. Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tone, familjen tone.

Babën e d ënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Ne na kishte lënë baba një lope të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. Atëherë morën edhe nënën në bu rg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në bur gun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”, tregon ai.