Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka dhënë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të parë. Vetëm pak muaj më parë u mësua se ajo ishte në pritje të ëmbël. Ndërkohë ajo ka sjellë në jetë djalin e saj në datën 20 maj.
Me anë të një postimi ajo ka zbuluar ardhjen në jetë të vogëlushit, për të cilin ka zgjedhur emrin Matias.
“Falendërim i veçantë! 20 Maj, ishte dita më e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoj me djalin tonë MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë.”- ka shkruar Ina në postimin e saj.