Grupi i parë me afganë pritet të mbërrijë ditën e sotme në Shqipëri. Burime për Dosja.al konfirmojnë që do jenë 120 afganë që do të nisen nga aeroporti i Egjiptit dhe do të vijnë në aeroportin e Tiranës.
Në Rinas tashmë prej ditësh janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në hotelin në Berat, konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.
Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto g odina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe që janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti.
Të gjithë afganët që do të vinë në Shqipëri, pritet të kalojnë në skanerin e SHISH dhe antit errorist shqiptarë. Një burim nga inteligjenca shqiptare i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se paçka se këta persona janë përzgjedhur nga qeveria amerikane, kjo nuk do të thotë se ata përjashtohen automatikisht prej verifikimeve të mëtejshme.
Eksperiencat e shkuara pohoi i njëjti burim, na kanë mësuar se kriza të tilla humanitare refugjatësh, përdoren nga organizatat ter roriste për të inf iltruar njerëzit e tyre. SHISH, Shërbimi Inteligjent i Us htrisë Shqiptare, Drejtoria e Antiterrorit në Poli cinë e Shtetit, bashkë me drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit kanë formuar një grup pune të përbashkët me detyra specifike për këtë rast.