Do mbyllen shkollat? Uaa ç’po bëhet? Mira Rakacolli jep përgjigjen e papritur…

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë mbyllje të shkollave si pasojë e rritjes së infektimeve.

Rakacolli theksoi prerë dhe qartë se me këto shifra, që janë sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave.

“Shkollat do të hapen atëherë kur është përcaktuar, në bazë të protokolleve të përcaktuara. Tashmë kemi stafe të vaksinuara, por edhe një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve janë vaksinuar. Në shifrat që jemi sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave”, tha zv.ministrja Rakacolli.