I kishte atletet e grisura/ Tezja e 20-vjecarit që u shua pa faj nga kjo botë rrënqeth me rrëfimin

Kushëriri i Myzerimit, Fejzi Zeneli rrëfeu për Shqipëria live.

“Kanë qenë të varfër. I ati e ka lënë shumë të vogël. Nëna e tij ka pasur vetëm rrogën, si rrobalarëse në spital, me të cilin mbante tre vetë. Ka pasur dhe një pension të vogël, 50 mijë lekë të vjetra”, tregoi kushëriri.

Ndërsa tezja e 20-vjeçarit, mes lotëve kujton për karakterin e dashur dhe optimist të Myzerimit.

“Më kujtohet që e pyeta për një palë atlete të shqyera që mbante veshur. I thashë nuk ke të tjera?

Tha më pëlqejnë këto”, rrëfen ajo.

Zoti e meshirofte!