Home TE NDRYSHME I dha 50 euro policit në Rinas per te kaluar kufirin, ja...

I dha 50 euro policit në Rinas per te kaluar kufirin, ja cfare i ndodhi 24-vjeçarit ne aeroport

420
0

Si gjithmon cdo gje ne shqiperi funksionon ne kete menyre me para ne dore si ne dogana mjeksi polici e kudo.

Por diten e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Cdo gje u be pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

Ndaj beni kujdes nese doni te kaloni ne BE.