Meryem Uzerli është e njohur për rolin e saj si Sulltanesha Hyrrem në serialin e famshëm historik “Sulejmani i Madhërishëm”. Por në jetën reale ajo është nënë e dy vajzave të vogla, Lara Jemine dhe Lily Koi.
Së fundmi ajo ka marrë dhuratë një çantë të çmuar dhe nuk bëhet fjalë për çmimin, por për personat që ndodhen pas kësaj surprize, që janë vajzat e saj. Një vizatim ku shkruhet “Mami, dashuri”, me zemra dhe një dorezë letre është dhurata më e bukur që ka marrë aktorja.
E emocionuar Meryem e ka ndarë surprizën në Instastory. “Çanta më e mirë në botë”, ka shkruar aktorja.