Ne Infektivin e Tiranes numri i jeteve te humbura si pasoje e koronavirusit ka pesuar nje rritje te ndjeshme.
Mbi kete ceshtje eshte shprehur edhe mjeku Pellumb Pipero i cili ka dhene mendimin e tij se perse eshte kjo rritje e jeteve te humbura gjate diteve e fundit.
Ai si fillim ka nisur me nje thirrje ndaj te gjithe qytetareve per te vendosur maska dhe per te mbajtur distancen sociale pasi kjo eshte e vetmja menyre per te ulur numrin e infektimeve te reja.
Gjithsesi ai tha se numri i personave qe humbasin jete prej COVID-19 ka pasurnje rritje pasi eshte shtuar edhe numri i personave te shtruar ne spital.