Humbje jete e papritur, vjen lajmi per sportistin Shqiptar

Dita e shtune ka nisur me nje lajm te trishte per sportin shqiptar.

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri i biri përmes rrjeteve sociale.

Ai është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në në boks, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.

Në vitet ’70 ai qëndroi për 5 vite në burg. Në vitet e demokracisë ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend.