Humb jeten ne fushen e lojes futbollisti 17 vjecar shqiptar

Futbolli kosovar është në zi, pasi ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89, Erion Kajtazi.

17-vjeçari Erion Kajtazi ka ndërruar jetë në fushë e lojës pas një ataku kardiak. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Kajtazi ka ndërruar jetë teksa po luhej loja e kategorive junior mes A&N dhe Trepçës ’89. Edhe pse stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmën e parë, 17-vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë.


“Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi” thuhet në njoftim.