Zbrazet qyteti shqiptar nga njerezit.Cdo ditë ikin, mbaroi rinia..

Të gjithë po ikin. Edhe në bashkinë e Gramshit, të rinjtë janë zhvendosur në Tiranë ose jashtë vendit, dhe kthehen pranë familjeve vetëm për festa. Qyteti është i zbrazur, e ata që kanë ndonjë biznes, nuk gjejnë punonjës.

Njerëzit nëpër rrugë, janë të pakët. Ky qytet i vendosur në një tarace në të djathtë të Devollit, po shuhet. Pas 62 vitesh, që nga shpallja, qytet me banore te ardhur, e të punësuar në Uzinën e Çekinit, SMT, ndërmarrje bujqesore, e dege te bankës së shtetit, tani kjo bashki nuk krijon me asnjë mundesi, për të jetuar. Ditët e para të dhjetorit e gjejnë qytetin thuajse të boshatisur.

Ata të rinj që hasim në qytet, thonë se edhe pse më arsim të lartë nuk kanë gjetur punë, ndaj janë larguar. Në Gramsh, vijnë vetëm për festat.

“Unë jam larguar nga Gramshi, këtu nuk jetohet. Jetoj në Itali” thotë një djalë
“Dhe une jam larguar.Është një fenomen që këtu ka ndodhur dhe po ndodh masivisht. Siç e shikoni dhe vetë, tani ska më njerëz dhe arsyeja e vetme, është ekonomike”

Largimi i të rinjve ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë puntore, ndaj shumë prej bizneseve janë duke ulur qepenat.

“Unë kam këtë lokalin, nuk gjen një djalë ta marrësh në punë” thotë pronari i një lokali.

Kostoja e jeteses sa vjen e rritet.

Qytetarët:“Çdo ditë largohen, çdo ditë ikin. Nuk ka më rini këtu, mbarojë rinia. Ikin nga papunësia, nga fukaralliku.
Largohen sepse nuk ka punë”

Largimet më të mëdha te bashkisë janë nga fshatrat, pasi shumë prej tyre kanë mbetur pa investime, ndër dekada.

Gramshi është pjesë e qarkut Elbasan, që po zbrazet me shpejtesi të frikshme.

Ne harkun e 5 viteve të fundit, numërohen 24 mijë e 710 banorë më pak.

Referuar INSTAT, në vitin 2017 qarku i Elbasanit kishte 283.822 banorë, ndërsa deri më 1 Janar 2022 kur është edhe publikimi i fundit zyrtar, kanë mbetur vetëm 259.112. Pra, çdo vit nga ky qark, ikin rreth 7.200 banorë.