Mediat greke japin detaje te reja se si humbi jeten 19 vjecarja shqiptare nga i dashuri i saj

0
165

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Greqi, ku një shqiptar i mori jetën të dashurës së tij, 19-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e lendeve nark-otike, konkretisht koka inës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare.

Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët sapo mbërritën në vendngjarje dhe vunë në pranga.

Autori 23-vjeçar punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.