Pëllumb Pipero u shpreh se hapja e shkollave është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes., protokollet duhet të jenë optimale dhe të mundshme ndaj duhet te jemi te gjithe te kujdesshem dhe duhet te jemi me te paster.
Do të këshilloja që prindërit fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm, t’i këshillojnë që të lajnë duart me ujë dhe sapun dhe shkollat të krijojnë kushte. Të dyja palët respektojnë protokollet dhe nuk ka asgjë të keqe. Duhet të bëjnë kujdes për personelin me mësuesve për të monitoruar temperaturën. Fëmijët kanë rrallë shenja klinike. Hapja e shkollave nuk duhet pare me skepticizëm është një vendim i drejtë. Duhet të aplikohen protokolle të zbatueshme për higjienën.
Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollë, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal”, tha Pipero.
“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas”, tha Pipero.