Hapen vende të reja pune / Rama bën njoftimin e bukur: Ja kush përfiton…

Edi Rama deklaroi se sfida për vitin që sapo ka nisur është dixhitalizimi i Kadastrës.

Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës duke ngritur Qendrën e Kadastrës Digjitale, strukturë që do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash.

“Qeveria miratoi financimin e projektit për digjitalizimin e arkivit te Kadastrës. Bëhet fjalë për një arkiv me rreth 50 milionë dokumente që do t’i nënshtrohen këtij procesi delikat. Punonjësit e interesuar për këto vende pune të aplikojnë online duke dërguar “CV” tek Faqja e Kadastrës”, njofton Rama.