Habiten policet ne Bari, shiko cfare gjeten ne bagazhin e autobuzit drejt Italise, ja cfare kishin fshehur

Rakia se fundmi eshte bërë objekt kontrabande pasi 500 litra raki u kapën në portin e Barit, në një autobus të nisur nga Shqipëria.

Doganat italiane njoftuan konfiskimin e 500 litrave raki me prejardhje nga Shqipëria, pa certifikatat e duhura të tregtimit dhe standardet e sigurisë.

Në kuadër të operacionit për trafiqe ilegale, autoritetet portuale të Barit dhe Guardia di Finanzia e qytetit zbuluan të premten 85 bidonë plastikë me raki.

Sasia u gjet e fshehur në bagazhin e një autobusi që po transportohej me traget nga Shqipëria.

Kontrolli i imtësishëm zbuloi se pijet ishin fshehur pas një dhomëze e cila hapej me një mekanizëm metalik.

Shoferi shqiptar i autobusit u ndalua nga policia me ak uzat e ko ntrabandës, transportit të produkteve me akcizë, dhe për transportimin e produkteve pa autorizim.

Autoritetet vendosën edhe bllokimin e autobusit për tre muajt e ardhshëm.

Mostra të rakisë mësohet se po analizohen nga laboratori i doganës së Barit, për të vlerësuar klasifikimin dhe fortësinë alkoolike, dhe nëse në përbërje të saj ka substanca që rrezikojnë shëndetin e njeriut.