Gruaja perfundon poshte kamionit ne Tirane

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë tek kthesa e Yzberishtit në kryeqytet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ, kamioni përplasi një grua teksa kjo e fundit ka përfunduar poshtë rrotave.

Gruaja po tentonte të kalonte rrugën në momentin kur u hap semafori për mjetet lëvizëse teksa shoferi i mjetit nuk e ka parë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ajo është gjallë dhe ndodhet poshtë kamionit, teksa qytetarë të ndryshëm dhe policia janë afruar për ta ndihmuar.