Ish-shefi i ekipit të Michael Schumacher, Eddie Jordan, ka zbuluar se gruaja e legjendës së F1 , Corinna, jeton “si një e burgosur” ndërsa lufton për të ruajtur privatësinë e tij. I konsideruar gjerësisht si një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e F1, Schumacher pësoi lëndime në kokë në një aksident me ski në vitin 2013.
Nuk është bërë shumë publike në lidhje me gjendjen e tij në 10 vitet që pasuan, me gruan Corinna që refuzoi të japë përditësime për të mbrojtur privatësinë e bashkëshortit dhe familjes së tyre. Ajo ka vendosur rregulla strikte ku askush nuk mund te futet brenda ne shtepin e saj.
Shoku i skuadres se Schumacher eshte shprehur se:”Kjo ishte situata më e veshtire për (djalin) Mick dhe Corinna. Kanë kaluar gati 10 vjet dhe Corinna nuk ka mundur të shkojë në një festë, në drekë apo këtë apo atë. Ajo është si një e burgosur, sepse të gjithë do të dëshironin të flisnin me të për Michael, kur ajo nuk ka nevojë t’i kujtojë çdo minutë.”
Duke folur publikisht për herë të parë në një dokumentar të Netflix në vitin 2021, Corrina zbuloi pse dëshiron ta mbajë kaq private gjendjen e Schumacher. “Privati është privat”, siç thoshte gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë ta shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Corinna.
“Michael na ka mbrojtur gjithmonë dhe tani ne po mbrojmë Michael. Ajo që në të vërtetë nuk i pëlqente ishte shtypi, njerëzit, gjithë zhurma rreth tij.
Corinna është një grua shumë e fortë dhe ajo po kalon ditë të vështira duke ruajtur në maksimum privatësin e familjes së saj dhe bashkëshortit të saj.