Greqia sapo dha lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Pas më shumë se një viti, më 14 maj Greqia pritet të hapë kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shqiptarët.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se me nisjen e sezonit turistik, shteti helen do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendi ynë, duke hapur pikën kufitare të Kakavijës.

Ende nuk ka një njoftim sa i përket rregullave për kalimin e shqiptarëve dhe mësohet se dy vendet po negociojnë në lidhje me këtë gjë.

Sipas burimeve, mësohet se për të kaluar në Greqi, qytetarët do të duhet të dorëzojnë një t ampon.