Greqia merr vendimin shumë të rëndësishëm për Shqipërinë

Qeveria greke ka shtyre masat kufizuese per hyrjen e Shqiperise deri ne date 12 tetorashtu sikurse edhe per Maqedonine e Veriut dhe per Turqine.

Ndaj edhe Ministria Greke e Shendetesise i ka lene ende ne fuqi kufizimet e levizjes per shtetasit shqiptare qe nuk kane leje qendrimi ne vend ose per ata udhetare qe deshirojne te kalojne si turiste ne Greqi.

Keshtu deri ne date 12 tetor ne Greqi kane te drejte te hyjne vetem ata shtetas qe kane leje qendrimi, homogjenet greke, ata qe kane nenshtetesi greke dhe gjithashtu edhe punonjesit sezonale me vizat e posatshme.

Por ende vazhdon kufizimi i numrit te udhetareve ne pikat kufitare te Kakavijes deri ne 750 dhe ne Kapshtice deri 300 persona, Me tej udhetaret ende duhet te kene parasysh edhe plotesimin e formularit jo me pak se 24 ore me pare si edhe testin PCR negativ te bere jo me heret se 72 ore me pare.

Te ata qe kalojne ne keto pika kufitare do te duhet të qendrojne ne karantine per 7 dite.

Burime nga ministria greke e Shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera, masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor, me gjasa në pritje të forcimit të tyre, pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me covid 19, çka ka shtuar zërat për masa kufizuese shtesë, me qëllim shmangien një ‘lockdown’ të dytë.