Home TE NDRYSHME Greqia merr nje vendim te ri per levizjen e shqiptareve, ja cilat...

Greqia merr nje vendim te ri per levizjen e shqiptareve, ja cilat jane kategorite qe perfitojne dhe rregullat qe duhen zbatuar

3283
0

Qeveria Greke ka derduar nje udhezim te ri per te gjitha pikat kufitare të vendeve fqinje, rreth orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe aty përcaktohen masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Mesohet se nuk do te kete asnjë lehtësim sa i përket lëvizjes së shqiptarëve, edhe për dy javët e mbetura të Tetorit, përkundrazi, jane shtuar masa shtesë.

Gjithashtu sa i perket kalimit ne kufi, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat e tjerë, te cilet do te udhëtojnë për tre muaj, apo për qëllime turistike te cfaredoshme.

Po ashtu do te mbetet në fuqi masa e testit negativ për Covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, si edhe formulari i udhëtimit jo më vonë se 24 orë para udhëtimit, doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë. Ndersa numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë dhe në Kapshticë nuk do ndryshoje, deri 750 persona ne Kakavije dhe deri 300 në Kapshticë, e ndërsa me tej të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë nëpër shtëpitë e tyre.

si pasoje e shtimit te rasteve te reja te infektimit, Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit, por keto masa janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë.
Kurse per gjithe te interesuarit qeveria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale, në të cilën çdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet dhe te mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë ku ai banon.