Greqia drejt mbylljes totale, vjen lajmi i fundit per shtetin fqinj.Neser ne 12 meret vendimi i

Nesër në orën 12 të mesditës kryeministri grek Mitsotakis ti drejtohet përsëri popullit per masas e reja pasi numri i te infektuarve po rritet cdo dite dhe cdo gje po rendohet.

Karantina e përgjithshme që thuhet se do të zgjasë nga 15 deri ne 30 ditë është propozuar nga specialistet përkatës, të cilët janë tepër të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve, por edhe të vdekjeve.

“Lockdown” do të fillojë prej të premtes në mëngjes dhe pritet të sqarohen edhe hollesitë e fundit sa ju perket shkollave fillore dhe gjimnazeve nëse do të vazhdojnë të jenë të hapura apo do të mbyllen.

Sot është shënuar përsëri rekord rastesh dhe vdekjesh në Greqi nga covid 19.

Sipas organeve greke të Shëndetsisë në 24 oret e fundit janë regjistruar 2646 të prekur , prej tyre 823 në Selanik që ndodhet në ditën e dytë të karantinës bashkë me Serresin dhe 588 ne Athinë.

Numri i përgjitshem i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar ne 46 892, ndersa numri i jeteve te humbura në 673, prej tyre vetem sot 18.