Gjermania zgjat rregullat e distancimit social ja cfare duhet te dini nga tani

Qeveria gjermane dhe drejtuesit e landeve gjermane kane vendosur që të zgjasin rregullat për distancim social deri më 29 qershor ne menyre qe të parandalohet shpërndarja e koronavirusit.

Marrëveshja e së martës, e konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë vjen pas një debati se sa shpejt duhet të lehtësohen masat, që e kanë ndihmuar Gjermaninë për të mbetur me raport më pak negativ se vendet tjera në Evropë ne lidhje me rastet e jeteve te humbura nga koronavirusi.

Me marrëveshjen e re, grupet apo grumbullimet publike deri në 10 persona do të lejohen duke filluar nga data 6 qershor.

Megjithate behte e ditur se Kancelarja Angela Merkel kishte sugjeruar fillimisht zgjatjen e rregullit për distancim social, ku u kërkohet njerëzve të rrinë larg njëri-tjetrit së paku 1.5-metra distancë, deri më 5 korrik, meqe liderja u frikësohet rishfaqjeve te rasteve te reja apo edhe do te mbrohet nga një valë e dytë e rasteve.

Gjermania deri tani ka me pak humbje jete se Italia, Spanja, Franca e Britania dhe lehtësimi i parë i masave duket se nuk ka shkaktuar shpërthim të rasteve të reja, edhe pse kjo eshte per tu pare.