Aktori i njohur shqiptar merr sot lajmin e mrekullueshëm, ja ç’po ndodh me te

Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi, m

Meta u shpreh:“Kam nderin të dekoroj me titullin Mjeshtër i Madh, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare, Profesor Kastriot Çaushi, ai i cili e portretizoi më së miri figurën e Vasil Laçit, këtij Heroi të Popullit, në filmin ‘Plumba Perandorit’ të regjisorit të shquar Mevlan Shanaj.

‘Më jepni një krehër’ mbetet një nga momentet më ikonike të kinematografisë shqiptare, por edhe më prekëse për publikun shqiptar. Sikurse edhe shumë interpretime të tjera të tij në filmat ‘Apasionata,’ ‘Shirat e Vjeshtës’, ‘Nusja dhe Shtetrrehtimi, ‘Liri a Vdekje’ ‘Qortimet e Vjeshtës’ e shumë filma të tjerë të cilët në Shqipërinë e viteve 80-të frymëzuan brezat e asaj kohe mbi artin e vërtetë, dhe shërbyen si shtysë për shumë të rinj e të reja të ndiqnin rrugën e aktrimit apo artit skenik.