Italia dje ka njoftuar mbylljen e kufijve për 13 shtete, pasi i ka konsideruar si vende me rrezik të lartë në përhapjen e COVID-19.
Lajmerimi zyrtar ka shenuar edhe emrat e shteteve qe kane kete situate epidemiologjike.
“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahrejnin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria Italiane e Shëndetësisë.
Per cdo gje qe Italia ka arritur deri tani vete Ministria ka deklaruar se nuk kane ndermend te rrezikojne. Kete e ka thene Ministri Roberto Speranza
“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Speranza.
Keshtu sipas ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar tranzit gjatë këtyre dy javëve përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi.
KEshtu qe Shqiperia nuk eshte ne kete liste te Ministrise se Shendetesise Italiane dhe ky eshte nje lajm i mire.