Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëi. Ata kanë shkuar në Bashkinë e Rrogozhinës dhe kanë marrë shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.
Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë.
“Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla dhe ndan fotot e mëposhtme.