Del ditari i fshehtë i Enver Hoxhës/ Ka shkruar edhe për Afganistanin, për t’u habitur se cilat ishin mendimet e tij të èrrëtra

Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe fondi personal, Enver Hoxha), ku ndodhet ditari politik i ish-udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, që i përket një periudhe kohore katër vjeçare, (dhjetor 1979 – dhjetor 1983), ku ai ka mbajtur shënime dhe ka analizuar ngjarjet kryesore të ndodhura në Afganistan, që nga data 27 dhjetor e vitit 1979-të, kur ai u pushtua u shtarakisht nga ana e Bashkimi Sovjetik, të cilët zbarkuan aty rreth 50 mijë trupa, pasi ishte kryer më parë një grusht shteti kundër kryeministrit Hafizullah Amin, që njihej si pro sovjetik.

Ditari i plotë i ish-dikta torit komunist të Shqipërisë me shënime, komente dhe analiza rreth push timit të Afganistanit dhe ngjarjeve të ndodhura në Iran, ku reagimi i parë në arenën ndërkombëtare erdhi nga ana e amerikanëve, pasi presidenti Carter, në shenjë pre sioni ndaj atij agr esioni ush tarak, anulloi kontratën prej 17 milion tonë grurë që SHBA-ve do t’i shiste Bashkimit Sovjetik.

Si e përshkruante Enver Hoxha në ditarin e tij lu ftën guerile të afganëve, ku midis të tjerash shkruante: “Shpesh kur lexoj raporte ose kur shikoj kronikat televizive të lu ftimeve dhe aksioneve të guximshme që luft ëtarët guerilas afganë, kryejnë kundër formacioneve të fuqishme ose kolonave të motorizuara të us htr isë pushtuese sovjetike, duke kërcyer nga shkëmbi në shkëmb, mes dëborës dhe akullit, shiut dhe vështirësive, të panumërta të tjera, dhe vetëm të ar matosur me pu shkë, mendja ime kthehet tek lavdia jonë Lu fta Nacionalçlirimtare, ndaj her oizmit dhe sakr ificat e popullit tonë trim, patriot, dhe revolucionar”.

E ENJTE 27 DHJETOR 1979

Shënime për Afganistanin dhe Iranin

Mbrëmë Departamenti i Shtetit Amerikan dhe agjencitë e huaja të lajmeve njoftuan se sovjetikët kanë zbarkuar rreth 50 mijë trupa si dhe një numër tankesh në Afganistan dhe kryen një grusht shteti kundër kryeministrit Hafizullah Amin, i cili hiqej si pro sovjetik dhe, siç dihet, erdhi në fuqi po me grusht shteti, pasi rrëzoi dhe vrau Tarakin, që edhe ky ishte pro sovjetik. Si duket këtu luhet një lodër e dyfishtë, pra edhe nga ana e sovjetikëve, edhe nga ana e amerikanëve.

E HENE 31 DHJETOR 1979

Viti 1979 në arenën ndërkombëtare po mbyllet me situata revolucionare, që janë rezultat i kryengritjeve popullore kundër zgjedhës së imperializmit dhe të kapitalizmit botëror. Veçanërisht javën e fundit një ngjarje me rëndësi ndodhi në një vend të Azisë, në Afganistan, ku u krye një grusht shteti që rrëzoi regjimin pro sovjetik të Aminit, i cili kishte zëvendësuar po me grusht shteti ish-regjimin përsëri pro sovjetik të Nur Tarakit.

Tash pro sovjetiku Amin u zëvendësua me pro sovjetikun Karmel. Të tria qeveritë kanë qenë e janë agjentura të sovjetikëve e njëkohësisht edhe agjentura të fshehta të amerikanëve. Fakt është se sovjetikët, duke ndërhyrë ushtarakisht, vr anë të parin, vr anë të dytin dhe sollën tjetrin, të tretin, nga Çekosllovakia, ku ishte ambasador, duke e vënë në krye të pushtetit.

Flitet se dy-tri divizione sovjetike, me tanke e me avionë, kanë ndërhyrë në Afganistan ashtu siç ndërhynë edhe në Çekosllovaki më 1968. Tani ata bëjnë ligjin në këtë vend nën pretekstin se Amini ishte tradhtar dhe ag jent i imperializmit amerikan, gjë që edhe mund të ketë qenë kështu, gjithashtu thonë se ata kanë ndërhyrë në bazë të traktatit të bashkëpunimit e të miqësisë që kanë nënshkruar me Afganistanin.

Siç dihet, në Afganistan ka lëvizje të shumta kryengritjeje, të udhëhequra nga patriotë që nuk e dëshirojnë as zgjedhën sovjetike, as zgjedhën e agjentëve të saj, por ata cilësohen si myslimanë dhe lëvizja e tyre patriotike anti-imperialiste, cilësohet si lëvizje islamike. Kjo është një parullë e përbashkët që përdor kapitalizmi botëror për të ringjallur mëritë dhe lu ftën fetare, për t’u dhënë lëvizjeve çlirimtare kuptimin mesjetar të luftërave të tilla. Nuk ka dyshim se luftëtarët çlirimtarë afganë, të ngr itur kundër zgjedhës së imperializmit, social imperializmit e monarkisë, janë elementë që besojnë.

Afganistani është një nga ato vende ku feja është akoma e gjallë dhe vepruese. Por nuk është vetëm feja ajo që i bën këta popuj të ngrihen me ar më në dorë kundër pushtuesve të atdheut të tyre. Natyrisht, marksistë ata nuk janë, por janë patriotë që duan çlirimin e atdheut të tyre, janë përfaqësues të borgjezisë demokrate. Ata nuk dëshirojnë të rrojnë nën zgjedhën e të huajve, pavarësisht se pikëpamjet e tyre janë akoma larg atyre pikëpamjeve demokratiko-borgjeze revolucionare që të shprehen në reforma të thella në interes të popujve të tyre.

Por l ufta që ata po zhvillojnë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Afganistanin, por edhe për popujt e tjerë. Është e qartë se Bashkimi Sovjetik, me ndërhyrjen e tij në Afganistan, realizon planet strategjike imperialiste për të pasur pozita kyçe lu ftar ake në këto vende, veçanërisht për të zgjeruar sundimin e tij imperialist në zemër të Azisë dhe të Lindjes së Mesme. Dihet se Afganistani është vend kufitar me Kinën dhe me Pakistanin, pra Bashkimi Sovjetik dëshiron të forcojë pozitat e tij lu f tarako-strategjike përballë Kinës dhe Pakistanit pro amerikan ose pro anglez.

Nga ana tjetër, dihet se Afganistani është në kufi me Iranin, bile kryengritësit afganë hiqen si miq, dashamirës e bashk
ëluf tëtarë të Khomeinit. Pra është e favorshme për Khomeinin, në rast se kryengritësit afganë fitojnë mbi sovjetikët dhe mbi veglat e tyre. Kjo, natyrisht, nuk është një punë e lehtë, as një punë që mund të kryhet me sot, me nesër, por sidoqoftë populli i Afganistanit, që është vëlla në fe me shiitët iranianë, u sjell kokëçarje imperialistëve e sociali-mperialistëve.

Sovjetikët, me ndërhyrjen e tyre ush tarake në Afganistan, po e rrethojnë Iranin nga jugu e nga veriu dhe, në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë me forca të ar matos ura në Iran, atëherë edhe Bashkimi Sovjetik, do të fillojë veprimet e tij në këtë drejtim, natyrisht për të kapur një pjesë të Iranit, por ende jo, mendoj unë, për t’u ballafaquar në një lu ftë të a rm atosur me imperializmin amerikan.

Sovjetikët, pra, përgatiten për një lu ftë eventuale që mund të zhvillohet në pellgun e madh të naftës në Lindjen e Mesme. Siria, ku influenca sovjetike është më e dukshme, nuk e ka dënuar ende ndërhyrjen sovjetike në Afganistan, por vendet e tjera arabe, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Egjiptin, e dën uan këtë ag resion. Pra, të gjitha këto vende u shprehën kundër sovjetikëve për veprimet barbare dhe qëllimet sundu ese mbi Afganistanin.

Prandaj në këto situata vendet arabe s’ka se si të pranojnë një ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me forca të armatosura në Iran. Kështu gjithë opinioni botëror është ngritur kundër veprimeve sovjetike dhe, sikurse njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve, Moska është detyruar të deklarojë se do t’i tërheqë trupat e saj menjëherë nga Afganistani, pasi të stabilizohet situata. Ky është një avaz i njohur që e përdorin vazhdimisht imperialistët, pasi ndërhyjnë ushtarakisht, duke pushtuar vende dhe popuj.

Por reagimi i opinionit botëror kundër ndërhyrjes sovjetike e bën më të pamundur ose më të zorshme ndërhyrjen e amerikanëve në Iran. Me fjalë të tjera, bota po e shikon se imperialistët dhe social-imperialistët janë agresorë, janë shtypës të popujve dhe shfrytëzues të pasurive të tyre.

Natyrisht, për ndarjen e zonave të influencës midis tyre, të dyja superfuqitë bëjnë marrëveshje të fshehta, por kjo ndarje zonash krijon edhe kundërshtime të mëdha, një reaksion të ashpër lu ftarak e revolucionar nga ana e masave të popujve, mbi kurrizin e të cilëve bien pas ojat e këtyre marrëveshjeve; kjo gjendje i nxit popujt e tjerë të ngrenë krye kundër shtypjes së jashtme e të brendshme të kapitalizmit vendas dhe të atij botëror.