Flet për herë të parë kengëtarja Elsa Lila flet për arrestimin që iu bë në Itali. Video

Një nga këngëtaret më të mira shqiptare Elca Lila flet për hërë të parë se si ndodhi ngjarja e arrestimit të saj ne Itali.

Ajo ka dhenë nje intervistë për Mira Kazhanin ku ka treguar detaje nga arrestimi i saj.

Rrëfimi i Elsa Lilës:

Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde. Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan.

Per me shume shikoni videon