Flet nga Amerika mjeku: Më shqetëson shumë vjeshta, ja çdo të ndodhë

Nje mjek i njohur nga SHBA, Dr Firouz Daneshgari, i cili eshte pjese e qendres spitalore universitare ne Clevelend, ka dhene nje interviste me gazetaren Mirela Milorin, duke treguar perparesite qe ka testi i antitrupave ne luften kunder Covid 19.

Mjeku eshte shprehur se, zyrtaret e shendetesise e krahasojne Covidin me gripin spanjoll te 1917, per te cilin kujtoi se eshte shfaqur ne tre etapa pranvere, vjeshte, dhe dimer. Mirepo natyrisht qe atehere nuk kishte fare vaksinim.

“Por mua më shqetëson vala e dytë, ajo e vjeshtës! Shqipëria dhe vendet europiane po veprojnë mirë, por ka vende si Irani ku nuk respektohet jeta e qytetarëve, që do të goditen! Lajmi i mirë është që vaksina pritet të dalë deri në fund të janarit 2021”, shprehet ai mes të tjerash.

Doktori gjithsesi eshte optimist pasi sipas tij testet serologjike, testet e virusit dhe shpikja e vaksines shpresojme se do ti japin fund pandemise boterore.