Home TE NDRYSHME Fjalë të ëmbla dhe premtime/ Samiu dhe Lindita dalin cift bashkë: Duhen...

Fjalë të ëmbla dhe premtime/ Samiu dhe Lindita dalin cift bashkë: Duhen shumë këta…

254
0

Linda dhe Samiu deklaruan sot se do të vazhdojnë njohjen jashtë “Për’puthen +40”. Linda i dedikoi Samiut buzëqeshjet dhe anën e mirë që ka shfaqur javët e fundit

“Të falenderoj që ishe pjesë e këtij rrugëtimi me mua. Je i vetmi që ke nxjerrë anët e mia më të bukura. Nuk di ta shpjegoj arsyen pse. Ndihem e prekur sepse ka shumë vite që nuk ka rastisur një person që të nxjerrë këto anë te unë. Je shumë i bukur. Nuk më intereson askush tjetër. Me poezi, pa poezi, je i mrekullueshëm!”

Samiu vlerëson te Linda gruan e fortë që ajo përfaqëson, sipas tij. “Mos ndrysho për askënd. Të kam thënë që më pëlqen pa masë,. Je nënë, grua me biznes të suksesshme… më lejo të të ndez flatrat e dashurisë. Më pëlqen pa masë kush je. Një grua që del para kamerave të thotë të vërtetën, pa ndrojtje…”

Sipas Lindës, njohja do të vazhdojë pas asnjë pendesë.
“Sido që të shkojë, pa pendesa. Ne që këtu nuk do të dalim të përputhur, por do të vazhdojmë njohjen tonë ashtu si e ke nisur”. “Ky është vetëm fillimi”, shton Samiu.